Nuk kthehemi pa u shembur/ Banorët: Pallatet në Thumanë ishin shpallur të pabanueshëm një vit më parë

Nuk kthehemi pa u shembur/ Banorët: Pallatet në Thumanë ishin shpallur të pabanueshëm një vit më parë

16:37, 07/12/2019
A+ Aa A-

Disa nga banesat që u dëmtuan në tërmetin e 26 nëntorit ishin shpallur të pabanueshme që nga tërmeti që goditi vendin një vit më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga banorët e Thumanës.

Tashmë ata kërkojnë që pallatet të mos restaurohen, por të shemben të gjitha dhe të ndërtohen sipas rregullave.

Në të kundërt banorët kanë vendosur të mos kthehen më në Thumanë.

Riparimet e planifikuara për pallatet e vjetra në Thumanë kanë sjellë reagimin e banorëve të tyre.

Gratë që janë dhe më të ndjeshme nga natyra, që po jetojnë në hotelet e Shëngjinit, kanë marrë guximin për të kundërshtuar këtë vendim, pasi sipas tyre, veprime të tilla sollën edhe viktimat e pallateve, që u shembën për shkak se ato ishin shpallur të pabanueshme, që pas tërmetit të një viti më parë, dhe në fakt vetëm u restauruan.

Asnjë nga këto zonja nuk pranon që të rikthehet më në këto objekte.

“Nuk futemi dot brenda, do të rrimë jashtë. Do dalim me qera, do kërkojmë botën, kemi frikë të hyjmë brenda, po ta shohësh pallati është i këputur në mes”.

Shembja e këtyre objekteve të vjetra sipas banoreve të Thumanës duhet të jetë e vetmja zgjidhje që mund t’ju japë me shumë siguri për jetët e tyre./abcneës.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco