Pamjet pas shpërthimit me tritol në Tiranë/ Pista ku po hetohet

Pamjet pas shpërthimit me tritol në Tiranë/ Pista ku po hetohet

11:08, 07/12/2019

Një tjetër shpërthim me tritol tronditi Tiranën mbrëmjen e shkuar. Syri.net solli pamjet e para pas këtij shpërthimi në një lokal në zonën e Liqenit në Tiranë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

ABC News raporton se pista e parë e hetimit lidhet me problemet dhe me konkurrencën që mund të ketë patur pronari i lokalit, M.H, i cili ushtron gjithashtu aktivitet edhe në fushën e ndërtimit.

Policia bëri me dije se shpërthimi ndodhi në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”.

Pavarësisht dëmeve te vogla ai shkaktoi jo pak frikë tek banorët përreth për shkak të zhurmës së fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco