Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Ia dhunonte vajzën, i hedh edhe granatë vjehrrit/ Pranga autorit

Ia dhunonte vajzën, i hedh edhe granatë vjehrrit/ Pranga autorit

10:27, 07/12/2019
A+ Aa A-

I dhunonte vajzën, por edhe pse kishte një urdhër mbrojtje, një person nga Mirdita nuk u ndal dhe i hodhi edhe granatë vjehrrit të tij në Lezhë.

Policia e Lezhës raportoi të shtunën se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive, por nuk ka shpërthyer

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin  P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit  Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive  të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të RENEA-s, të cilët kanë bërë shpërthimin e  kontrolluar të granatës 

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco