Zbardhet pengmarrja e maqedonasit në Tiranë, i kërkuan 250 mijë euro

Zbardhet pengmarrja e maqedonasit në Tiranë, i kërkuan 250 mijë euro

09:55, 07/12/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës bëri të ditur të shtunën se ka zbardhur rastin e pengmarrjes së një shtetasi maqedonas në zonën e Kodrave të Liqenit në Tiranë. Mësohet se atij i janë kërkuar 250 mijë euro nën kërcënimin e armës.

NJOFTIMI

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”. Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

- A. Xh., 41 vjeç, dhe  S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco