Makina përplas për vdekje këmbësorin

Makina përplas për vdekje këmbësorin

23:06, 06/12/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në qytetin e Durrësit.

Një automjet ka përplasur një këmbësor duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15 të qytetit.

Sipas informacioneve të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi me iniciale E.H., i moshës 36 vjeç, i cili teksa po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një makinë ‘Ford Focus’.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të makinës, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip "Ford Focus", ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco