Zbulohen imazhet/ Ja si ishte më parë pallati 6 katësh që mori 7 jetë njerëzore

Zbulohen imazhet/ Ja si ishte më parë pallati 6 katësh që mori 7 jetë njerëzore

19:04, 06/12/2019
A+ Aa A-

Një nga ngjarjet më të rënda të tërmetit që ndodhi në datën 26 nëntor ishte padyshim tragjedia në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës, ku humbën 7 persona; katër në familjen Reçi dhe 3 në familjen Meçaj.

ABC Neës ka siguruar foto nga pallati i tragjedisë para se të shembej. Sigurisht që organi hetimor dhe ato kompetente do të dalin në një konkluzion se çfarë ndodhi me pallatin që u shemb atë natë të tërmetit. Por në një pamje të parë pa dashur të bëjmë specialistin janë të dukshme ndërhyrjet në pallat kohë pas kohe që mesa duket kanë çuar në dëmtimin e rëndë të strukturës mbajtëse.

Gazetari Juxhin Mustafaraj ka siguruar për abcneës.al foton e pallatit 6 katësh në gjendjen e tij të mëparshme. Godina nuk duket të ketë probleme nga jashtë, ndërsa dyshohet se shkak për shembjen janë bërë ndërhyrjet në kolonat e tij nga biznese në katin e parë.

Pallati ishte i ndërtuar në vitin 1996 dhe për shkak të shkatërrimit ka dëmtuar kolonat e një tjetër godine aty pranë.

Në këtë pallat humbën jetën nga familja Reçi: Eduarti, Dolora, Klausi dhe Kristi, studente e Mjekësisë, po kështu në këtë pallat jetonin edhe Diena me vajzën e saj Esiela si edhe gjyshja e tyre.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Afel06/12/2019 19:46

Jo vetëm ndërhyrje të rrezikshme ne katin 1 por dhe shtesa te rrezikshme katesh të larta dhe po të mos kishin ndodhur këto sot të 7 viktimat do të ishin shëndosh e mirë. 7 viktimat e pafajshme meritojnë DREJTËSI ME ÇDO KUSHT

Shto koment

Denonco