Familja u shua nga tërmeti, zjarrfikësja nuk kishte ujë, policia nuk kishte elektrik dore

Familja u shua nga tërmeti, zjarrfikësja nuk kishte ujë, policia nuk kishte elektrik dore

17:33, 06/12/2019
A+ Aa A-

Rrëzimi i pallatit 6 katësh ku u humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj në Durrës ka bërë të pabanueshëm edhe pallatin e gjendur në krah të tij.

“Abc Neës” ishte në lagjen 18 në Durrës ku mori edhe rrëfimet e banorëve për rrëzimin e pallatit dhe vështirësinë që ekipet e kërkim-shpëtimit kishin për nxjerrjen e trupave të viktimave.

Në rrënojat e pallatit 6 katësh sot familjarë dhe njerëz të afërt të dy familjeve që humbën jetën nën rrënoja kanë vendosur lule dhe qirinj në kujtim të viktimave.

Kjo ka qenë godina 6 katëshe që nga viti 1996 familja Reçi, mes të cilëve edhe mikesha e ngushtë e djalit të kryeministrit Rama, jetonte në lagjen 18 në Durrës. E gjitha çfarë ka ngelur sot është kjo fushë me mbetje intertesh dhe kujtime të rrëmujshme dalë nga dhomat e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Gazetari Gjergji Thanasi jetonte vetëm pak metra larg pallatit 6 katësh në të cilin humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj. Gjergji kujton kohën reagimin e forcave të Policisë kur mbërritën në pallatin e rrëzuar.

“Policia erdhi pas 20 minutash, nuk kishin çfarë të bënin, vetëm duke punuar me duar që iu gjakosën. Më shumë nuk mund të kërkoje nga policët, zjarrfikësja erdhi por pa ujë”.

Rënia e pallatit 6 katësh ka goditur dhe thyer 3 prej kolonave mbajtëse në krah të saj. Për këtë arsye prej disa ditësh ekspertë shqiptarë dhe të huaj janë duke konstatuar dëmtimet për të vendosur nëse do të jetë i mundur riparimi i kolonave apo jo.

“Është çmenduri të jetosh aty, ai pallat është i pabanueshëm por i riparueshëm”.

Frika për atë që ndodhi atë mëngjes nëntori ndihet tek të gjithë banorët. Disa të tjerë kanë nisur të riparojnë dëmet ndërsa godina 6 katëshe u shua ato 30 sekonda të forta tërmeti./abcneës.al

‘Ra tërmeti i parë na zgjoi nga gjumi. Unë isha vetëm me time shoqe se vajzat i kam studente jashtë shtetit . U zgjuam. Gruaja është pedagoge filloi të korigjonte disa provime të vetat. Kur ra tërmeti i dytë u ngrita nga karrigia shkova hapa derën që të mos bllokohesha brenda se e kisha aq mendje të kthjellët. Kur pak sekonda nga tërmeti u fikën dritat. I bërtita time shoqe mos lëviz mbahu tek dera. Ajo ishte te dera e dhomës së gjumit te pragu krijon një farë mbrojtje. Shyqyr Zotit edhe ajo nuk u alarmua shumë. Unë dëgjoba bum bum por mendova se kishin rënë raftet nga librat, por pashë që nuk kishin rënë raftet. Kur dalë jashtë unë shikoj pallatin nga 6 katësh, ishte bërë dy katësh.

Policia erdhi pas 20 minutash nuk kishin çfarë të bënin. Vetëm me duar. Ishte e turpshme, nuk kishin as dritën e dorës. Duke punuar me celular iu bënë duart gjak.-tha Thanasi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Moza06/12/2019 19:33

Situate te keqe po kalojme. Sidomos qe vijme nga koha e Sali Berishes qe jo s'kishim probleme te tilla por punet shkonin vaj dhe na kishin zili dhe europianet per nivelin qe kishim, rrot me rrot me Gjermanine. Punonte me pasterti Berisha, zjarrefikesit ne ate kohe ishin model.

Shto koment

Denonco