U arrestuan me bujë për favorizim të ndërtimeve pa leje, gjykata liron 3 punonjësit e IKMT-së

U arrestuan me bujë për favorizim të ndërtimeve pa leje, gjykata liron 3 punonjësit e IKMT-së

16:56, 06/12/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Beratit ka lënë të lirëssot tre punonjës të IKM-të të cilët ishin akuzuar për lejim të ndërtimeve pa leje.

Në një seancë që zgjati për afro një orë, Gjykata vendosi detyrimin me paraqitje për tre punonjësit si edhe pezullim të së drejtës për të ushtruar funksionet publike,

Arrestimi i punonjësve të IKMT-së u bë për shpërdorim detyre.

Ndërsa policia tha se operacioni u finalizua pas një hetimi 6-mujo.

Sipas njoftimit të Policisë, punonjësit e IKMT-së kanë favorizuar dhe lejuar persona të caktuar për të bërë shtesa pa leje.

Berat

Finalizohet me sukses operacioni “STOP”.

Operacioni pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Vihen në pranga 3 shtetas për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, është finalizuar me sukses operacioni “Stop”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

– L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;

– E.V., 29 vjeç, banues në Berat;

– D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco