Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

59 vjeçari invaldi prej 9 ditësh në qiell të hapur: zbrita 8 kate duke u zvarritur nëpër parmak

59 vjeçari invaldi prej 9 ditësh në qiell të hapur: zbrita 8 kate duke u zvarritur nëpër parmak

13:32, 06/12/2019
A+ Aa A-

Muhameti, 59-vjeç ka nëntë ditë që qëndron përpara pallatit të Sportit në Durrës me shpresën për të marrë një ndihmë pasi banesa iu dëmtua nga tërmeti. Përveç problemit të strehimit ai mban mbi supe edhe sëmundjen e diabetit si shkak i së cilës ka prerë edhe njëra nga këmbët dhe sot qëndron mbi një karrocë me rrota.

Momentin e tërmetit e përshkruan si të tmerrshëm që pasoi me një mrekulli që arriti të zbresë 8 kate duke u zvarritur. Muhameti thotë se nuk do të kthehet më tek banesa e tij sepse i trembet qëndrimit atje, ndërsa shprehet se është zvarritur prej 9 ditësh dhe ende nuk ka marrë asnjë ndihmë. Sot në ditën e nëntë pas tërmetit ai është me sytë nga qielli jo vetëm për të kërkuar ndihmë, por sepse tashmë nuk ka më një çati ku të strehohet përveç lokaleve, ku kalon pjesën më të madhe të ditës, për t'u mbrojtur nga era dhe i ftohti.

"Jam 59 vjeç. Më është dëmtuar ndërtesa komplet janë çarë muret. Jetoj në katin e tetë. Kam 8 ditë që rri këtu. Dita e 9 sot. Po, po, po merr letra, vë letra, asgjë. Do t'iu njoftojmë ne, numër telefoni këtu, numër telefoni atje, asgjë. Jashtë po rri. Unë jam dhe invalid. Në qiell të hapur jetojmë, me familje. Kam një djalë të mitur.  Ishte tmerr. Unë ju lutsha time shoqe dhe tim biri të zbrisnin poshtë. Djali m'u luste hajde dhe ti. Ashtu duke u mbajtur nëpër parmak, jam zvarritur se unë jam me diabet, kam prerë këmbën para 7 muajve. Nuk e di si zbrita 8 kate. Ikën edhe drita. Desh zoti u ndodha poshtë. Punë sekondash pamë tmerr me sy. Luante pallati si kuti letre. Jashtë kemi qëndruar nëpër lokale të na mbrojnë pak nga emra. Nuk shkoj më te ajo shtëpi. Çuni nuk hyn kurrë atje. Na kanë thënë do t'iu marrim ne në telefon. Me letra. Po të mos kisha probleme te shtëpia s'do kisha ardhur, nuk kisha ardhur ndonjëherë këtu. Djali im 15-vjeç nuk do të hyjë në shtëpi", thotë Muhameti. /Shqiptarja.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco