Vjedhje, armë dhe kërcënim, kapet në Morinë i riu nga Rrësheni i kërkuar në Itali

Vjedhje, armë dhe kërcënim, kapet në Morinë i riu nga Rrësheni i kërkuar në Itali

13:25, 06/12/2019
A+ Aa A-

Arrestohet nga policia në Morinë një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.

I arrestuari është R. N. 29 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa u prangos në tentativë për të dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

Italia ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Mbajtje e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtje pa leje” dhe "Kërcënim i nëpunësit publik”.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të bëhet ekstradimi i tij në Itali për t'u përballur me akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco