Kryeprokurori i ri, vjen dorëheqja e parë

Kryeprokurori i ri, vjen dorëheqja e parë

11:48, 06/12/2019

Olsian Çela është prezantuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, si drejtuesi i ri 7-vjeçar i këtij institucioni.

Por vetëm pak orë pas zyrtarizimit të Çelajt, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga institucioni qendror i akuzës.

Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Zifla ishte emëruar në këtë detyrë nga Arta Marku.

Kjo është dorëheqja e parë nga Prokuroria e Përgjithshme, pas zgjedhjes dje nga Kuvendi të Olsian Çelaj si kryeprokuror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco