I dënuar për tentativë vrasje, kapet në Vlorë i kërkuari nga Italia

I dënuar për tentativë vrasje, kapet në Vlorë i kërkuari nga Italia

10:43, 06/12/2019
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga një shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale "Tentativë vrasjeje" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", sipas Kodit Penal italian.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana  ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale "Tentativë vrasjeje" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", sipas Kodit Penal italian.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco