Historia e Sametit/ Babai adoptues britanik mbledh 250 mijë firma për moskthimin e 18 vjeçarit në Shqipëri

Historia e Sametit/ Babai adoptues britanik mbledh 250 mijë firma për moskthimin e 18 vjeçarit në Shqipëri

19:46, 05/12/2019
A+ Aa A-

Qindra mijëra njerëz janë duke mbështetur fushatën e një babai adoptues në Britaninë e Madhe për të shpëtuar një djalosh shqiptar 18 vjeçar, që ka hyrë në mënyrë klandestine në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëkur prestigjiozja Metro.co.uk bëri publike historinë e Sametit në tetor, John Stokes ka bërë të mundur që me peticionin  e tij deri më sot të mbledhë 250 mijë firma për të ndaluar riatdhesimin e të riu shqiptar.

Shërbimet Sociale lejuan Sametin shqiptar të jetojë me z. Stokes pasi e zbuluan në pjesën e pasme të një kamioni frigorifer në Bristol në vitin 2016.

Samet ishte i detyruar nga familja e tij të kërkonte lëmoshë në rrugë në Shqipëri që kur ishte në moshën 11 vjeçare.

Në moshën 15 vjeçare, babai i tij e kishte tërhequr në Bruksel, një qendër e njohur për trafikun e qenieve njerëzore në zemër të Europës.

Ai mundi tia mbathte nga babai i tij dhe udhëtoi për në Calais, ku trafikantët e trafikuan në Britaninë e Madhe.

Samet mundi ta transformojë jetën e tij kur mbërriti në moshën 15 vjeçare në Bristol pa asnjë fjalë anglisht

Por ditën e 18 vjetorit të tij, në shtator, Samet, mori si dhuratë nga Ministria e Brendshme britanike refuzimin për qëndrimin në Britani.

Stokes ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme për të rritur mbështetjen për Samet.

Ai tha për Metro.co.uk: Njerëzit janë sinqerisht të shokuar nga fakti që Ministria e Brendshme filloi këtë proces për të përzënë nga vendi një djalosh që sapo kishte mbushur 18 vjeç.

Më tej ai shtoi: Kam marrë aq shumë mesazhe mbështetëse sa nuk kam marrë asnjëherë në jetën time. ‘

Ai tha më tej se Samet po përjeton një situatë stresuese dhe është i frikësuar nga rikthimi sërish në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco