Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vrasja në Tepelenë, ja pse policia dyshon edhe te shkuara e viktimës

Vrasja në Tepelenë, ja pse policia dyshon edhe te shkuara e viktimës

17:19, 05/12/2019
A+ Aa A-

Policia është ende në kërkim të autorëve të ekzekutimit mafioz të dy vëllezërve Bresha në Tepelenë mbrëmjen e djeshme.

Deri më tani policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në kantierin ku u krye vrasja, por pa mundur të diktojnë vrasësit.

Një nga dyshimet e policisë lidhur mbi vrasjen mendohet të jenë borxhet e shumta që 47 vjeçari Artur Bresha kishte, ndërkohë që nuk anashkalohet edhe pista e përfshirjes së vëllait të tij të plagosur Artan Bresha në trafikun e drogës.

Në momentin e ekzekutimit Artur Bresha ka qenë i vetëm në kantier, ndërsa vëllai i tij në marketin e familjes.

Deri më tani mësohet se nuk ka asnjë të shoqëruar lidhur mbi ngjarjen.

E vetmja provë është makina e autorëve që ia morën viktimës që u gjet në fshatin Bënçë  ku ishte tentuar ta hidhnin në lumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco