E rrëmbyen dhe e vranë në makinë/ Detaje nga krimi në Tepelenë

E rrëmbyen dhe e vranë në makinë/ Detaje nga krimi në Tepelenë

13:11, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar mbeti i vrarë në dalje të Tepelenës mbrëmjen e shkuar, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë. Viktima është Artur Bresha, kurse i plagosur ka mbetur Artan Bresha, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshën, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre 47- vjeçarin.

Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje apo autorët. Artan Bresha nuk është një emër i panjohur për policinë. Bresha është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës me një ton lëndë narkotike marijuanë  në vitin 2017.

Ndërsa uniformat blu kanë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco