I sekuestrohet heroinë dhe para, arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë

I sekuestrohet heroinë dhe para, arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë

12:23, 05/12/2019
A+ Aa A-

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, falë bashkëpunimit të Policisë me qytetarët.

Sekuestrohen 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë dhe në vijim të punës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Seksionit të Narkotikëve në DVP Fier, është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bazë të informacioneve të mara nga qytetarët se një shtetasshpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Shtetasi K. K ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Avant loans05/12/2019 12:51

Ne jemi një grup mbështetës financiar që merret me financat ndërkombëtare për çdo sasi instrumentesh bankare. Shërbimet tona janë të shpejta dhe të besueshme. huatë janë miratuar brenda 24-48 orësh nga aplikimi i suksesshëm. Ne ofrojmë kredi nga një varg minimale prej 2,000 dollarë deri në maksimum 50 milion dollarë me një normë interesi të përballueshëm prej 3% dhe kredi kohëzgjatja nga 1 deri në 25 vjet për të shlyer kredinë. Qëllimi i grupit Avant është të sigurojë Shërbime të shkëlqyera financiare profesionale për ju. Nëse keni nevojë për hua bëni mirë të na kontaktoni. Na dërgoni me email përmes: av_ant@outlook.com Na dërgoni me email përmes; avants.loan@gmail.com Whatsapp +1 (409) 2062954 Të fala Grupi Avant

Shto koment

Denonco