Prokuroria nis hetimet: 7 pallate 5 katëshe në Laç do të shemben, merren prova materiale

Prokuroria nis hetimet: 7 pallate 5 katëshe në Laç do të shemben, merren prova materiale

10:19, 05/12/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Kurbinit nis hetimet për 7 pallate të dëmtuara në Laç nga tërmeti i 26 nëntorit dhe të kthyera në të pabanueshme.

Burime konfidenciale nga policia bënë me dije se jenë referuar materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, sepse nga veprimet e kryera nga ekspertët teknik të ngritur nga Bashkia, Kurbin dhe grupi i punës i ngritur nga D.P.P. Shtetit, rezultoi se në lagjen nr. 3 Laç, Kurbin, 7 pallate, 5 katshe, si shkak i tërmetit te datës 26.11.2019, do të shemben.

Sipas burimeve pallatet kishin dëmtime të shumta: plasaritje, shembje tavani dhe savaje. Ndërkohë nga grupi hetimor u moren pjese te lendes se ndertimit te pallateve si: tulla, llaç lidhes ndermjet tullave, beton te kolonave dhe kampione suvatime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco