'Pallati VIP' dëmtohet nga tërmeti/ Banorët akuzojnë ndërtuesin

'Pallati VIP' dëmtohet nga tërmeti/ Banorët akuzojnë ndërtuesin

20:14, 04/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në të ashtuquajturin pallat i VIP-ave. Madje tashmë ai është shpallur i pabanueshëm. 

Në të kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori Fadil Hasa, por edhe drejtues institucionesh të asaj kohe, hetues dhe prokurorë.

Ndërkaq banorët e lagjes 4 në Durrës ankohen se ende pa u bërë ekspertiza ndërtuesi po nxiton të mbulojë dëmtimet, raporton Ora News.

“Ky pallat ka qenë i pabanueshëm. Sepse bashkimi i pallateve ka qenë çarë deri në fillim. Ka qenë i mbuluar me gips për ti hedh hi në sy banorëve. Ditën e parë që është shembur pallati kanë ardhur dy punëtorë. Ndalova makinën, i thashë çfarë doni ju këtu. Po e pastrojmë që të mos kemi probleme. I thashë se nuk duhet të preket asgjë pa ardhur prokuroria", shprehet një prej banorëve për Ora News.

“Kanë ardhur për të pastruar gjurmët dhe nuk ka ardhur dikush të na sqarojë. Shiriti është hequr nga pronarët e pallatit. Nuk na futen më fëmijët në këtë shtëpi", deklaron një tjetër.

Nëntë ditë pas tërmetit, durrsakët duket se po i kthehen jetës normale duke rikthyer jetën në qytetin, i cili u braktis për thuajse një javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco