Pse nuk e besojnë shtetin dhe Lleshajn? Ja rasti flagrant

Pse nuk e besojnë shtetin dhe Lleshajn? Ja rasti flagrant

18:53, 04/12/2019
A+ Aa A-

Shumë banorë po refuzojnë të kthehen në banesat e tyre, edhe pse inxhinierë dhe zyrtarë të shtetit po u thonë se janë të sigurta.

Në Lezhë, banorët e një pallati 12-katësh, replikuan me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që u tha se mund të futen në godinë pasi nuk ka probleme.

Por banorët thanë se e kërkojnë me vulë dhe certifikim, pasi pamjet e godinës lënë shumë për të dëshiruar.

Se përse disa banorë refuzojnë të dëgjojnë këshillën e shtetit, e tregon rasti i një çifti të moshuarish në Gjirin e Lalëzit.

“Me 21 shtator pas tërmetit të parë, na e quajtën të banueshme godinën, por nuk kemi banuar aty, sepse e shihnim gjendjen”, thotë Muharrem Hoxha për A2 CNN. “Bëmë rikonstruksionin, por përsëri nuk qëndruam aty”.

“Inxhinierin e parë, por edhe të dytin, po t’ia di emrin do t’i kisha hedh në gjyq”, thotë bashkëshortja e tij. “Shtëpia ime u ça komplet. Ku e gjeti ati që e nxori të riparueshme këtë shtëpi?”.

Çifti Hoxha kërkon një çadër për të kaluar netët. Por ata nuk janë të vetmit, në banesa të tjera dëmet janë të konsiderueshme dhe banorët e zonës qëndrojnë të gjithë jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco