‘Janë të korruptuar’/ Banorët refuzojnë ekspertizën e objektit

‘Janë të korruptuar’/ Banorët refuzojnë ekspertizën e objektit

17:21, 04/12/2019
A+ Aa A-

Edhe pse ekspertët në disa raste po i vlerësojnë godinat si të qëndrueshme, banorët e kanë shumë të vështirë të besojnë fjalët e tyre për shkak se gjendja e pallateve është në dukje katastrofike.

Pas pallatit të Lezhës, që bëri shumë bujë në media për shkak se pamjet që ofronte ishin të tmerrshme, por qeveria thotë se është i banueshëm, një tjetër rast vjen nga Durrësi.

Bëhet fjalë për kompleksin 11-katësh që është komentuar gjerësisht në media. Nga vlerësimi paraprak, objekti rezultoi me strukturë të qëndrueshme, por i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve në mure dhe shkallët e brendshme. Si pasojë, pa shtëpi kanë ngelur 285 familje.

Banorët ankohen se askush nuk u ka siguruar strehim dhe se po detyrohen të flenë në makina.

Ndërkohë, ka banorë që janë skeptikë edhe sa i takon konstatimeve paraprake të ekspertëve mbi qëndrueshmërinë e objektit.

“Ata janë të korruptuar, nuk kam besim te asnjeri. Vijnë e mashtrojnë me fjalë të bukura,” tha njëri prej tyre.

Ky kompleks u inspektua nga ekspertë zvicerianë dhe shqiptarë, të cilët e vlerësuan objektin si të qëndrueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali04/12/2019 18:00

Po pse nuk po e thone me emer, mbiemer ndertuesi si dhe emrin e shoqerise qe e ka realizuar ndertimin e ketij objekti. Ka kaq dite kjo ngjarje dhe askush nuk po e thote. Kush ai njeri duhet ta dine te gjithe.....

Shto koment

Denonco