Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

‘Vajza vetëm qan....’/ Humbi burrin në Thumanë: Askush nuk më ka kontaktuar deri më sot

‘Vajza vetëm qan....’/ Humbi burrin në Thumanë: Askush nuk më ka kontaktuar deri më sot

16:55, 04/12/2019
A+ Aa A-

Klotilda Greku, bashkëshortja e Sajmirit që së bashku me prindërit e tij humbi jetën nga tërmeti në Thumanë, e mbetur e ve dhe me vajzën e vogël jetime, mes lotësh dhe me zërin që i dridhet tregon se si e bija e kërkon të atin dhe e kujton në çdo veprim që edhe ai e ka bërë.

Klotilda dhe vajza e saj kanë qenë me fat se ditën kur ra tërmeti nuk ndodhej në Thumanë por tek prindërit e saj. Pas tragjedisë, ajo po qëndron tek prindërit në një fshat të Peshkopisë dhe ka treguar se asnjë zyrtar nuk është takuar me të apo e ka telefonuar, shkruan ABCneës.

“Nga institucionet shtetërore deri më tani nuk kam pasur ndonjë lajm ose ndonjë telefonatë, përveç këtyre gjërave që janë thënë edhe në Tv”, shprehet ajo.

“Vajza e ndjen shumë mungesën e të atit, nuk ka ditë që ajo nuk e përmend. Një veprim që bën vëllai im, apo dikush tjetër në shtëpi asaj i kujtohet që e ka bërë edhe i ati dhe shikon fotografitë e tij në telefon, i qesh fytyra kur i shikon. E ndjen edhe ajo mungesën e tij, këto ditë ka qenë shumë mërzitur, vetëm qan, si duket edhe ajo e ndjen mungesën”, tha Klotilda më tej.

Vajza është shumë e vogël për të kuptuar gjëmën që i ka ndodhur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco