Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Tiranë, arrestohet 23 vjeçari i gjendet pistoletë në banesë

Tiranë, arrestohet 23 vjeçari i gjendet pistoletë në banesë

14:50, 04/12/2019
A+ Aa A-

Një 23 vjeçar është arrestuar në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale E. P është kapur në flagrancë menjëherë, pasi policia mori informacioneve nga qytetarët se mbante në banesë armë zjarri pa leje.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën  një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", thotë policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco