Arrestohen 4 të rinj te Liqeni në Pogradec, po bëheshin gati të tregtonin kokainën

Arrestohen 4 të rinj te Liqeni në Pogradec, po bëheshin gati të tregtonin kokainën

13:13, 04/12/2019
A+ Aa A-

4 të rinj janë arrestuar nga ana e policisë në Pogradec, pasi u është gjetur në makinën e tyre një sasi prej 525 gramësh lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Liqeni” në fushën e tregëtimit të drogave të forta.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Liqeni”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.Xh., 20 vjeç; R.V., 23 vjeç; D.B., 20 vjeç; K.L., 20 vjeç.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.Z., 17 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Lëvizjes Operacionale të Rendit Publik në DVP-Korçë, ushtruan në lagjen nr.1, në mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D.Xh., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 525 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco