U rikonstruktua 3 vite më parë, i vendoset shiriti shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në Tiranë

U rikonstruktua 3 vite më parë, i vendoset shiriti shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në Tiranë

09:48, 04/12/2019
A+ Aa A-

Shkolla 9 vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranë do të mbyllet për një afat të pacaktuar, kjo për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një aktekspertimi i firmosur nga dy inxhinierë ka dalë në përfundimin se shkolla ka dëmtime në strukturë, çka është kërkuar që të pezullohet aktiviteti derisa të bëhen përforcimet dhe të kontrollohen të gjithë elementët e nevojshëm pasi të hiqen të gjitha suvatë.

Duhet kujtuar se shkolla Emin Duraku është rikonstruktuar në vitin 2016, në periudhën kur Erion Veliaj ishte në vitin e tij të parë si Kryetar Bashkie.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arta04/12/2019 14:24

Po dhe inagurimi dhe inspektimi nga Bashkia https://tirana.al/artikull/shkolla-emin-duraku-gati-per-vitin-e-ri-shkollor

Shto koment

Denonco