Vjedhja e 20 milionë lekëve kushëririt, pranga 25-vjeçarit nga Kamza, procedohet dhe një 14-vjeçare Foto ilustruese

Vjedhja e 20 milionë lekëve kushëririt, pranga 25-vjeçarit nga Kamza, procedohet dhe një 14-vjeçare

09:19, 04/12/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar  “Cousins” i ndjekur me metoda proaktive, ka zbardhur vjedhjen e ndodhur me datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.

Polcia ka vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale A.Q, banues në Kamëz, kushëri i pronarit të banesës së vjedhur.

Po ashtu ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me iniciale G.Q, 15 vjeç dhe A.Q 14 vjeçe.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.”- njofton policia.

Njoftimi i policisë.

Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjëndje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

– G. Q., 15 vjeç,  dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco