Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Arrestohet tre shqiptarë në kampin e strehimit në Kosovë, ja arsyet e ndalimit të tyre

Arrestohet tre shqiptarë në kampin e strehimit në Kosovë, ja arsyet e ndalimit të tyre

23:19, 03/12/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë të goditur nga pasojat e tërmetit të cilët strehohen në ish kampin gjerman të KFOR-it në Prizren janë shoqëruar për disa orë në rajonin policor. Shkak për këtë shoqërim është bëri sulmi ndaj mjekëve në kamp. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur shqiptarët mësohet se fillimisht kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga mjekët e emergjencave dhe më pas janë revoltuar dhe kanë tentuar t’i sulmojnë mjekët. Por nuk ka përfunduar këtu. Pasi po të njëjtët kanë kundështuar edhe forcat e policisë.

“Po, e kemi iniciuar një rast, bëhet fjalë për moszbatim të urdhrave të personave zyrtarë. Disa persona të cilët tani po qëndrojnë në Kampin Gjerman kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga mjekët e emergjencave e më pas janë revoltuar dhe kanë tentuar t’i sulmojnë mjekët. Pastaj të njëjtit nuk i janë bindur edhe urdhrave të zyrtarëve policorë. Tre nga ta janë intervistuar”, tha Osmanollaj

Tre personat fillimisht janë arrestuar por më pas janë liruar.

Aktualisht mbi 500 persona nga Shqipëria janë strehuar në kampin, i cili më herët ka shërbyer si bazë e ushtrisë gjermane të KFOR-it në Prizren.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco