EMRI-FOTO/ Shkoi në Britani para 18 muajsh, por një ‘çorape’ e çon në pranga: Më lini të iki në Shqipëri...

EMRI-FOTO/ Shkoi në Britani para 18 muajsh, por një ‘çorape’ e çon në pranga: Më lini të iki në Shqipëri...

23:16, 03/12/2019
A+ Aa A-

Një trafikant shqiptar droge u kap nga policia britanike duke shëtitur në Cardiff me 27 porcione kokainë me vlerë më shumë se 1.000 paund dhe me një patentë shoferi false.

Bledar Mahmutaj e kishte vendosur drogën brenda një çorapeje brenda makinës që drejtonte, ndërsa oficerëve të policisë u tregoi një mjet identifikimi fals.

Ruth Smith, hetues, u shpreh para gjykatës se oficerët e ndoqën atë përmes tuneleve të Butetown dhe e kapën më pas. Ai fillimisht pretendoi se emri i tij ishte Christos Papadopoulos dhe se ishte nga Greqia.

Oficerët kontrolluan makinën dhe gjetën një çorap të zi, e cila përmbante 27 doza kokainë.

“Gjatë kontrollit i pandehuri pranoi se licenca e gjetur nga oficerët ishte e rreme”, tha hetuesi i çështjes.

Analizat treguan se i pandehuri kishte pak më shumë se 10g kokainë në pastërti 84% me një vlerë tregu mes 1,080 dhe 1,356 paundëve.

23-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ishte e vështirë për të, të gjente punë të ligjshme sepse kishte shkruar në Britani në mënyrë të paligjshme.

Ai tregoi se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar 18 muaj më parë duke shpresuar të gjente punë, por nuk mund ta bënte këtë, sepse ai nuk kishte dokumente.

Mahmutaj punoi fillimisht në ndërtim, por më pas iu fut trafikut të drogës sepse donte të mbështeste partneren dhe fëmijën e saj.

Ai u shfaq i penduar para gjykatës duke kërkuar rikthimin pranë familjes në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco