Përplasen dy makina/ 3 të plagosur në Elbasan, mes tyre një 6-vjeçar

Përplasen dy makina/ 3 të plagosur në Elbasan, mes tyre një 6-vjeçar

19:55, 03/12/2019
A+ Aa A-

Një akident me tre të plagosur është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i një furgoni dhe dy pasagjërë, njëri prej të cilëve i mitur.

"Në fshatin Përparim , mjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon  tip "Benz", me drejtues shtetasin A.K.. Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit., ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të lënduarve...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco