EMRI/ Dënohet klani mafioz në Napoli, ja sa u burgos bashkëpunëtorja shqiptare e organizatës

EMRI/ Dënohet klani mafioz në Napoli, ja sa u burgos bashkëpunëtorja shqiptare e organizatës

21:17, 02/12/2019

Para një viti, në rrethinat e Napolit në Itali u shkatërrua një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës. Si pjesë e operacionit, janë arrestuar gjithsej 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Prokurori publik italian Dda D’Alessio ka lexuar akt-akuzën për anëtarët e klanit La Torre, drejtuar nga Tiberio La Torre, djali i bosit të njohur të drogës Augusto La Torre, shkruajnë mediat italiane.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë që synojnë trafikun e lëndëve narkotike, posedim dhe tregtim të drogës, pastrim parash dhe akuza të tjera. Prokuroria italiane kishte zhvilluar hetime për këtë grup dhe kishte arritur në përfundimin se anëtarët e grupimit zhvillonin tregti të paligjshme droge.

Sipas hetimeve, ky grup bënte tregti droge në komunën Mondragone, të sasive të konsiderueshme të drogave të tipit kokainë e hashash, me furnizime nga zona e Napolit, ku ndër të tjera ka edhe bashkëpunëtorë shqiptarë.

Emri dhe kërkesa për dënim nga Prokuroria:

Francesko Tiberio, lindur më 1987, 18 vjet burg

Salvatore De Crescenzo lindur më 1977, 18 vjet burg

Michele Degli Chiavi lindur më 1988, 16 vjet burg

Vincenzo De Crescenzo lindur më 1956, 16 vjet burg

Francesco Balestrieri, lindur më 1977, 14 vjet burg

Frederik Loka, lindur në Dibër më 1980, 16 vjet burg

Maurizio Montano 4 vjet

Xhuzepe Rinaldi lindur më 1988, 10 vjet

Luixhi Meandro lindur më 1989, 10 vjet

Kostandino Cardillo lindur më 1984, 8 vjet

Alesio Cipriani, lindur më 1995, 9 vjet

Angelo Pagliuca lindur më 1970, në arrest shtëpie, 4 vjet

Nevila Lika, 10 vjet

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco