Tërmeti/ Rizai: Jo vetëm fshatrat, por po lemë në harresë edhe Tiranën. Ja zonat më problematike

Tërmeti/ Rizai: Jo vetëm fshatrat, por po lemë në harresë edhe Tiranën. Ja zonat më problematike

18:22, 02/12/2019

Gazetari i Syri TV, Ermal Rizai rrëfen se çfarë po ndodh me banorët të cilëve tërmeti i 26 nëntorit u shembi banesat.

Në një intervistë për kolegen Klaudia Karabolli, Rizai u shpreh se zonat rurale po lihen tërësisht në harresë, ndërsa akuzoi Emergjencat Civile që sipas tij, kanë qenë jo në lartësinë e ngjarjes së rëndë.

“Fshatrat janë harruar. Përfaqësuesit e njësive administrative shprehen se, po i ndihmojmë, po ngremë çadrat. Jo vetëm fshatrat, por po lemë në harresë edhe Tiranën. Kemi zonën e Kombinatit dhe zonën e Freskut, ku pallatet kanë plasaritje të mëdha. Nuk ka ende një raport përfundimtar. Tani kemi vetëm për Durrësin dhe Thumanën, ku fatkeqësisht pati edhe viktima. Në zonat rurale nuk është marrë seriozisht problemi. Edhe pse jemi në prag-dimri, kërkojnë vetëm çadra", u shpreh Rizai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco