Viktima e parë në Tiranë/ Xhesika donte të bëhej arkitekte

Viktima e parë në Tiranë/ Xhesika donte të bëhej arkitekte

14:34, 30/11/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i rëndë i 26 nëntorit shënoi viktimën e parë në Tiranë. Ajo është Xhisika Biqiku.

20-vjeçarja u nda nga jeta të shtunën në Spitalin e Traumës. Ajo ndodhej aty që nga mëngjesi i 26 nëntorit në gjendje kome.

Xhesika jetonte me familjen në Kombinat. Tullat dhe llamarinat e pallatit të saj e goditën në kokë gjatë tërmetit.

Lëndimet e marra e çuan në gjëndje kome Xhesikën.

Kjo ishte arsyeja përse vajza nuk mund të lëvizej dhe të dërgohej për mjekim me të specializuar në klinika jashtë vendit.

Xhesikës iu ndërpre endrra në mes teksa aspironte të bëhej arkitekte, degë për të cilën edhe studionte.

Ndërkohë, të plagosura në tërmet mbeten edhe nëna e 20-vjeçares, që ka marrë çarje në këmbë dhe kokë e po ashtu edhe motra e viktimes, Sabina, e cila ka thyer këmbën dhe ka dëmtime në shpatull.

I vetmi që nuk mori dëmtime të rënda ishte babai i saj, Ilia Biqiku, i cili këtë të shtunë kur takoi kryeministrin Edi Rama në Kombinat iu lut që ta dërgonin vajzën në Itali, ndonëse vetëm pak orë më vonë, Xhesika gjeti vdekjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco