Tetë arkivolë nga një shtëpi, pamjet të këpusin shpirtin

Tetë arkivolë nga një shtëpi, pamjet të këpusin shpirtin

11:46, 30/11/2019
A+ Aa A-

Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala, të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor.

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në varreza.

Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.

Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.

Të pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti ishin presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Rama.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)

Ilir Lala, (i paralizuar) - 52 vjeç, i fundit që u nxor nga rrënojat.

Marjeta Lala, 21 vjeç me 4 fëmijët:

Emilio Lala, 6 vjeç

Enis Lala, 2 vjeç

Dionisa Lala, 2 vjeç -binjakë

Amelia Lala, 10 vjeç

Griselda Lala, 19 vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi).

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco