I afërmi i familjes Lala: Dëgjonim britma, mund të ishin shpëtuar

I afërmi i familjes Lala: Dëgjonim britma, mund të ishin shpëtuar

09:06, 30/11/2019
A+ Aa A-

Familja Lala, me origjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej vitesh në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ishte më e goditura nga tërmeti tragjik.

Vila e tyre katërkatëshe u shemb duke shkaktuar 9 viktima. Vetëm një 16-vjeçar i ka mbijetuar tragjedisë dhe është nisur drejt Italisë në gjendje të rëndë për jetën.

Sadik Thaçi, një i afërm i familjes, ka treguar për gazetën Panorama detaje nga ngjarja.

Ajo që mbetet mister ishte se përse familjarët nuk dolën pas tërmetit, sepse vila u shemb disa orë më vonë.
“Nuk u shemb përnjëhëherë. Pati një shembje të pjesshme, më pas u shemb totalisht. Por asnjë prej tyre nuk mundi të dalë. Siç duket, do t’i ketë zënë poshtë ndonjë copë betoni ose ndonjë mobilje. Dëgjonim vetëm zërat e tyre që kërkonin ndihmë. Britmat dëgjoheshin edhe pasi godina u shemb tërësisht. Madje edhe më mbrapa”.

“Nuk e di se sa prej tyre ishin gjallë, një, dy, tre, katër apo më shumë, por di të them se dëgjoheshin britmat e tyre që kërkonin ndihmë. Nëse do të kishte një ndërhyrje më të shpejtë, sot do të kishim më pak viktima. Për këtë jam i sigurt”.

Viktimat

Marjeta Lala, 31 vjeç

Emilio Lala, 6 vjeç

Dionis Lala, 2 vjeç

Dionisa Lala, 2 vjeç

Amelia Lala, 10 vjeç

Griselda Lala, 22 vjeç

Sadete Lala, 50 vjeç

Selvie Lala, 74 vjeç

Arjela Lala, 5 vjeç

Ilir Lala, 52 vjeç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco