Historitë rrëqethëse nën rrënojat e tërmetit që na bënë të gjithëve të përlotemi

Historitë rrëqethëse nën rrënojat e tërmetit që na bënë të gjithëve të përlotemi

08:19, 30/11/2019
A+ Aa A-

Tragjedia që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, ishte e madhe dhe historitë dramatike të atyre që humbën jetën kanë prekur mbarë shqiptarët.

Në Thumanë një fëmijë ka arritur të shpëtojë vetëm falë gjyshes së tij e cila e kishte mbajtur në vete, gjatë operacionit të shpëtimit është dëgjuar fëmija duke qarë dhe që kërkonte gjyshen e tij, por fatkeqësisht ajo nuk ia ka dalë.

Ky është djali që “buzëqeshi” për orë të tëra nën rrënoja. I riu Klement Çupi pati komunikim të vazhdueshëm me trupat e shpëtimit në pallatin e shembur në Thumanë. Trupat e shpëtimit i vendosën një kokore në kokë dhe nisën punën për ta nxjerë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë për fund dhe pas 17 orësh nën beton i riu mbylli sytë.

Fjalët e fundit që ai tha para se të ndërronte jetë ishin:
“Me jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndiej fare.”

Klement Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist. Fotoja e tij është kthyer në simbol, si i riu që i buzëqeshi vdekjes.

30-vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital. Diena më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërsa nën rrënojat e tërmetit humbi vajzën dhe pastaj ajo u nda edhe vetë nga jeta.

Në vitin 2015 në një mesazh dedikuar bashkëshortit të saj që kish ndërruar jetë, ajo shkruante: “Mendoja gjithmonë që zoti më kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë…”

Isa Abazi dhe Shemsedi Abazi janë dy vëllezërit kosovarë që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit që goditi vendin. Ata humbën jetën në lagjen 13 në zonën e plazhit në Durrës. Viktimat ishin nga Gjilani, ata ishin punonjës në një hotel në zonë.

Një tragjedi e madhe ishte edhe ajo e familjes Lala në Durrës, ku vilën që u shemb në Kënetë, u gjeten tete persona të vdekur dhe u shpëtua vetëm një 17-vjeçar. Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Një viktimë u gjet në rrënojat e Kavalishencës në Durrës. Bëhet fjalë për policin Bajram Hadërmataj. Një person nga paniku u hodh nga pallati në Kurbin duke humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco