Pasojat e tërmetit shkatërrues/ 27 banesa do të shemben në Durrës e Tiranë

Pasojat e tërmetit shkatërrues/ 27 banesa do të shemben në Durrës e Tiranë

23:36, 29/11/2019
A+ Aa A-

1000 familje aktualisht janë pa një strehë mbi kokë, por ky është vetëm vlerësimi paraprak i autoriteteve pasi numri mund të rritet.

12 banesa në Durrës dhe 15 të tjera në Tiranë do të shemben plotësisht nga Inspektoriatet e Ndërtimit.

E para u shemb sot në zonën e ish-Kënetës. Ato tashmë janë të pabanueshme për shkak të shkatërrimit nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një lidhje telefonike nga Durrësi për Ora News është shprehur se se synimi është rindërtimi i banesave të qytetarëve.

"Durrësi ka qenë pjesa më e prekur. Numri i banesave të shkatërruara plotësisht për të cilat ka filluar shkatërrimi. Sot kemi shembur një banesë me rrezikshmëri të lartë në zonën e ish-Kënetës dhe nesër kemi 11 të tjera me të cilat do të vazhdojë Inspektoriati vendor dhe ai kombëtar i territorit. Pra 12 banesa të shkatërruar totalisht i kemi në qarkun e Durrësit, ndërsa në qarkun e Tiranës kemi 15 banesa të shkatërruara totalisht, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate të shkatërruar plotësisht dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë", deklaroi Voda

Deri tani janë mbledhur 15 milionë euro dhe administrimi i fondeve do të bëhet nga Komiteti Kombëtar i Rindërtimit.

"Në faqen e-Albania janë të gjitha llogaritë bankare për të dedikuar ndihmat. Synimi kryesor është rindërtimi i banesave. Kryeministri sot bëri thirrje edhe për përfshirjen e anëtarëve të opozitës", tha zv/ministrja e brendshme.

Por a do ketë persona që do të mbajnë përgjegjësi për ndërtimin jashtë standardeve?

"Policia e Shtetit do të bëjë punën e saj. Sigurisht që do të merremi dhe me përgjegjësit e kësaj gjëje", deklaroi Rovena Voda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco