Nga tërmeti që vrau 400 veta te i fundit i 26 nëntorit/ Cilat janë lëkundjet më të fuqishme që kanë tronditur Shqipërinë

Nga tërmeti që vrau 400 veta te i fundit i 26 nëntorit/ Cilat janë lëkundjet më të fuqishme që kanë tronditur Shqipërinë

19:42, 29/11/2019
A+ Aa A-

Janë 10 tërmetet më të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë në 150 vitet e fundit, duke filluar nga 1851 deri te ai i fundit i 26 nëntorit që tronditi vendin.

Në viti 1851, në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në verën e 1855-ës tërmeti goditi Shkodrën dhe rrethinat e saj.

Në 22 dhjetor të 1919-ës, tërmeti tronditi zonën e Leskovikut, Konicës dhe zonat kufitare me Greqinë. Nuk u raportua për viktima, por dëmat ishin të mëdha.

Në vitin 1920, në Elbasan, u regjistrua një tërmet që shkaktoi 14 viktima, mbi 300 të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara.

Në 30 mars të vitit 1921, tërmeti goditi Peshkopinë dhe Dibrën e Madhe. Nuk pati të dhëna për dëme në njerëz, ndërsa dhjetëra shtëpi u rrënuan.

Në gusht të vitit 1948-ës, zona e Shkodrës u prek nga tërmeti. U raportua një i vdekur dhe 27 të plagosur, por edhe dëme të mëdha.

Në 1 shtator të 1959-ës, tërmeti përfshiu zonën e Myzeqesë. Në total u dëmtuan 944 shtëpi.

Në vitin 1967 një tërmet i fortë goditi zonën e Librazhdit dhe Dibrën e Madhe në Maqedoni.

Ku u shënuan 12 të vdekur dhe 174 të plagosur, si dhe mbi 6 336 ndërtesa të shkatërruara.

Më 15 prill të vitit 1979 një tërmet 8 ballë, i shkallës rihter, goditi Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

40 persona humbën jetën në Shkodër dhe Lezhë, ndërsa u dëmtuan mbi 17 mijë shtëpi.

Në janar të vitit 1988 një tërmet i fuqishëm goditi Tiranën, ku dëmet kryesore ishin në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.

Për të ardhur te tërmeti i datës 26 nëntor që goditi Shqipërinë e Mesme që la të vdekur 49 njerëz si edhe shkatërruar me qindra objekte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco