PAMJE TË FRIKSHME/ Tërmeti ndez në flakë shtyllën e tensionit të lartë në Rashbull

PAMJE TË FRIKSHME/ Tërmeti ndez në flakë shtyllën e tensionit të lartë në Rashbull

19:41, 29/11/2019
A+ Aa A-

Pamje të frikshme vijnë nga fshati Rashbull i Durrësit, ku ditën e tërmetit, një shtyllë e tensionit të lartë është dëmtuar duke shpërthyer në flakë.

Edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga ngjarja në fjalë, banorët e zonës tashmë nuk i frikësohen vetëm lëkundjeve të tokës, por edhe kësaj shtylle.

Rasti në fjalë është denoncuar në ‘BalkanWeb’, ndërkohë që në videon e publikuar shihet se si shtylla e tensionit bënë masë dhe shpërthen në flakë herë pas here.

Ata shprehen se pavarësisht faktit që OSHEE është sinjalizuar për rastin, deri më tani nuk është bërë e mundur heqja e kësaj shtylle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco