EMRI/ Shqiptari vritet me plumb pas kokës në parking, dyshimet

EMRI/ Shqiptari vritet me plumb pas kokës në parking, dyshimet

19:08, 29/11/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është gjendur i vrarë ditën e djeshme në parkimin e një restoranti në Isola Rizza, në Verona.

Ai është Ervin Karafili, 34 vjeç, i cili ishte qëlluar me plumb pistolete pas kokës,

Shqiptari humbi jetën përpara se të vinte ndihma e shpejtë.

Krimi sipas policisë italiane është akoma i pashpjegueshëm, ndërkohë që dyshohet për një ekzekutim.

Sipas të dhënave të para viktima është qëlluar me dy qitje pas kokës në parkimin e një restoranti agroturizmi dhe më pas është parë që një makinë të largohej me shpejtësi nga vendngjarja.

Viktima kishte precedentë më të hershëm me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Qitja ka qenë e tillë që ka hyrën në pjesën e sqetullës së djathtë dhe më pas ka kaluar në mushkëri duke i shkaktuar gjakderdhje nga goja viktimës.

‘Një qitje me siguri nga pranë’ ka pohuar komandanti provincial i karabinierëve të Veronas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco