Eksod nga Durrësi/ Deri tani mbi 870 pallate të pabanueshëm

Eksod nga Durrësi/ Deri tani mbi 870 pallate të pabanueshëm

08:52, 29/11/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i 26 nëntorit e ka kthyer Durrësin si në një qytet të sapodalë nga lufta. Shumë prej pallateve të ndërtuara pas viteve ’90 janë rrethuar me shirit.

Tashmë ato duken si skena krimi.

Një vlerësim paraprak arrin në përfundimin se janë mbi 870 pallate të pabanueshme.

Por edhe aty ku nuk janë vendosur shiritat e bllokimit, banorët po refuzojnë të futen brenda.

Durrësi është kthyer në një qytet fantazmë pasi mijëra njerëz e kanë braktisur gjatë dy ditëve të fudit.

Vargu i makinave që linin mbrëmë qytetin tregon një eksod historik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco