VIDEO/ Pallati u zhyt në tokë, nis hetimi ndaj pronarit të lokalit

VIDEO/ Pallati u zhyt në tokë, nis hetimi ndaj pronarit të lokalit

08:34, 29/11/2019
A+ Aa A-

Shumë pamje tronditëse ka sjellë ky tërmet pranë shqiptarëve. Mes tyre edhe ajo e një pallati të zhytur nën tokë në Durrës.

Dy kate të pallatit janë zhytur nën tokë. Si pasojë e tërmetit shkatërrues të kësaj të marte, në këtë pallat janë regjistruar 2 viktima dhe një prej tyre është lokalizuar nën rrënoja dhe pritet që të nxirret prej aty në orët në vijim.

Sipas A2, policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj pronarit të një lokali që ndodhej në këtë pallat, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në 4 kolonat kryesore për të zgjeruar hapësirën.

Aktualisht në këtë pallat të dëmtuar në Durrës, operacionet e kërkim shpëtimit po drejtohen nga emergjencat civile franceze të cilët kanë pasur vështirësi, pasi dy katet e para janë të zhytura nën tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco