VIDEO/ Vetëm me një batanie dhe në lagështi, kushtet e mjerueshme, si e kaluan natën në çadër banorët… Foto Ilustruese

VIDEO/ Vetëm me një batanie dhe në lagështi, kushtet e mjerueshme, si e kaluan natën në çadër banorët…

08:46, 27/11/2019
A+ Aa A-

Banorët të cilët kanë kaluar natën në çadra janë shprehur të irrituar para kamerave pasi sipas tyre nuk i është ofruar as ushqim dhe veshmbathje.

Kushtet ku kanë natën banorët janë shumë të mjerushme, ku kanë patur vetëm nga një batanie.

Në Lezhë disa familje të komunitetit rom e kanë kaluar naten në çadra, kërkojnë ndihmë për fëmijët pasi nuk kanë ushqim dhe as veshembathje per ta. Banorët bejnë me dije se nuk ju kanë sjell ushqime per të vegjlit ndërsa rrezikojnë të marrin ndonjë sëmundje.

Një nga banoret shprehet se nuk ka asnjë ushqim për fëmijën e saj të mitur.

“Nuk kemi ku shkojmë, nuk kam asnjë ushqim për fëmijën tim. Dhe qumshtin ma ka dhënë një person tjetër.”

Fëmijët e vegjël janë më të rrezikuar pasi gjatë natës është shume ftohtë per të qendruar ne çadra, ndërsa kërkojne të kenë me shumë ushqime dhe me batanije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco