Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Tërmet 6 ballë godet Greqinë, ndihet edhe në Shqipëri

Tërmet 6 ballë godet Greqinë, ndihet edhe në Shqipëri

08:42, 27/11/2019
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë.

Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti në Kretë ka qenë me magnitudë 6 të shkallës Rihter, në një thellësi prej 56 kilometra nën tokë.

Mediat greke nuk raportojnë ende nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Lëkundjet e forta sizmike me epiqendër në Greqi, u ndjenë edhe në Shqipëri. Kryesisht në Jug të vendit, qytetarët thonë se ndjenë lëkundje të forta.

Valët sizmike u ndjenë deri në Shqipërinë e mesme, duke shkaktuar sërish panik tek banorët e Tiranës.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco