Dy tragjedi në Laç gjatë tërmetit/ Si humbën jetën dy të rinj

Dy tragjedi në Laç gjatë tërmetit/ Si humbën jetën dy të rinj

08:25, 27/11/2019
A+ Aa A-

Dy të rinj humbën jetën në Laç nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ersild Hoxhallari, 32 vjeç, u hodh nga ballkoni për të shpëtuar jetën.

Ai banonte në një pallat në kat të katërt në Mamurras. I riu nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Pak më vonë, një tjetër i ri humbi jetën në këtë zonë. Kristian Preçi, 25 vjeç, kishte pak kohë që kishte lënë burgun pasi kishte fituar pafajësinë.

Por ai nuk mundi ta shijonte lirinë.

I riu u plagos në Thumanë gjatë tërmetit. Por drama e tij ndodhi gjatë transportit për në spital. Makina që po e transportonte humbi kontrollin si pasojë e shkarjes së tokës nga tërmeti në aksin Mamurras-Laç.

Preçi humbi jetën në vend, ndërkohë që u plagos një tjetër person në mjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco