Kroacia dërgon edhe 8 qen zbulues për gjetjen e njerëzve nën rrënoja

Kroacia dërgon edhe 8 qen zbulues për gjetjen e njerëzve nën rrënoja

07:03, 27/11/2019

“Tërmeti zgjoi qytetarët në të gjithë Dalmacinë dhe u ndie edhe në shtetin fqinj, Bosnje Hercegovinën, shkruan gazeta kroate “Total Kroatia Neës” në një artikull kushtuar Shqipërisë të ilustruar me flamurin shqiptar.

 Sipas kësaj gazete, “qeveria e Republikës së Shqipërisë ka bërë kërkesë për ndihmë përmes ERCC dhe deri tani ka pranuar ndihmën nga Italia, Greqia dhe Rumania.

Përmes Ambasadaës së Kroacisë në Tiranë, në kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme u konfirmua edhe pranimi i ndihmës nga Kroacia.

Sipas një deklarate, një ekip kroat i kërkimit shpëtimin në rrënoja i përbërë nga 15 anëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile dhe tetë qeni shpëtimi do të vendosen në Shqipëri sëbashku me dy helikopterë ushtarakë MOD.

Kroacia është ende në kontakt me ERCC për të dërguar ekipe shtesë kërkim-shpëtimi dhe ekspertë nëse do të jetë e nevojshme.

Përveç tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri, Shërbimi Sizmiologjik i kroacisë regjistroi edhe një tërmet shumë të fortë dje në orën 10:19. Magnituda e tërmtit ishte 5.4 e shkallës Richter dhe tërmeti u ndie në Dalmaci kudo”, shkruan gazeta kroate./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco