Mbi 100 lëkundje/ Harta konfirmon tmerrin që po kalon Shqipëria

Mbi 100 lëkundje/ Harta konfirmon tmerrin që po kalon Shqipëria

14:35, 26/11/2019
A+ Aa A-

Më shumë se 100 tërmete kanë goditur vendin para dhe më tepër pas goditjes së fortë prej 6.3 të shkallës Richter mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë ditën me intensitete të ndryshme.

Së fundmi toka u trondit fuqishëm dhe epiqendra ishte Kepi i Rodonit. Lëkundja ishte e forcës 5 shkalla richter.

Ndërkohë, në hartën e mësipërme duken të shënuara pjesa më e madhe e goditjeve të tërmetit gjatë orëve të fundit në zonën Tiranë-Durrës-Lezhë.

IGJEUM ka bërë me dije se deri më tani numri i goditjeve ka qenë mbi 100 dhe gjasat janë që të vijojnë me një intensitet më të ulët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco