Mrekulli në Durrës/ Klajdi Qato është gjallë, po nxirret nga rrënojat

Mrekulli në Durrës/ Klajdi Qato është gjallë, po nxirret nga rrënojat

12:45, 26/11/2019
A+ Aa A-

Një mrekulli e vërtetë.

Kështu mund të konsiderohet shpëtimi i Klajdi Qatos, djali i pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.

25-vjeçari ishte zënën nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshen.

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.

Pak orë më vonë u nxor edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi I tij, dhe vdiq në duart e familjareve të vet.

Por kërkimet e mundimshme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25-vjeçar kanë rezultuar me fat.

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpëtimit mes brohoritjeve të një numri të madh banoresh që prisnin me ankth lajmin për gjendjen e tij.

Ai është djali i Arben Qatos, pronar i hoteli ‘Palma’  qe u shemb I tëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco