Shembet vila në Durrës, dyshohet se brenda saj ishin 7 persona

Shembet vila në Durrës, dyshohet se brenda saj ishin 7 persona

10:57, 26/11/2019
A+ Aa A-

Kjo është vila 4-katëshe e vendosur në zonën e Kënetës në lagjen 18 në Durrës e cila është shkatërruar plotësisht pak minuta më parë duke zënë brenda disa anëtarë të një familje.

Brenda saj dyshohet se ishin 7 persona, gjyshja e shtëpisë, djali i saj (i paralizuar) me gruan dhe 4 fëmijët e djalit tjetër.

Nuk dihet ende fati i tyre. Kjo është ngjarja më tragjike e zhvillimeve në vend pas tërmetit.

“Sipas burimeve policore, në këtë vilë banonin 8 pjesëtarë të një familje me origjinë nga Dibra. Pas tërmetit të fortë të mëngjesit vetëm një nga pjesëtarët e kësaj familje u konfirmua zyrtarisht që i kishte mbijetuar shkatërrimit. Nga 8 pjesëtarë është konfirmuar që është nxjerrë nga policia dhe është dërguar për ndihmë mjekësore ndërkohë për 7 të tjerët forcat zjarrfikëse dhe të FNSH e kanë të pamundur ndërhyrjen se nga pasgoditjet ka pasur shembje të vazhdueshme duke pamundësuar ndërhyrjen e shpëtimit. Është shqetësuese thanë punonjësit e policisë për faktin se asnjë nga pjesëtarët 4 kësaj familje s’kishte kërkesa për ndihmë”, raporton Klodiana Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco