Solidarizim nga Kosova, Haradinaj, Metës: Të gjitha njësitë emergjente në ndihmë të Shqipërisë

Solidarizim nga Kosova, Haradinaj, Metës: Të gjitha njësitë emergjente në ndihmë të Shqipërisë

08:49, 26/11/2019
A+ Aa A-

Kosova po solidarizohet më Shqipërinë për situatën ku ndodhet vendi.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se i shprehu Presidentit Ilir Meta gatishmërinë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme për të përballuar situatën e rëndë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se i kërkoj instancat shtetërore të Kosovës që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

Ramush Haradinaj: “Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. 

Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco