Tërmeti 6.3 ballë, aeroporti i Rinasit vijon punën normalisht

Tërmeti 6.3 ballë, aeroporti i Rinasit vijon punën normalisht

08:37, 26/11/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur Shqipëria po përjeton momente paniku pas tërmetit 6.3 ballë që goditi vendin, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet vijojnë normalisht.

Raportohet se pas një evakuimi që u bë për pasagjerët në momentin e rënies së tërmetit, gjendja është normalizuar.

“Udhëtarët janë të qetë. Shpresojmë në sa më pak dëmtime dhe urojmë jetën e çdo shqiptari.

#solidaritet”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Aeroportit.

Nderkohe ne nje njoftim te dyte, TIA ben me dije se; “Aeroporti vijon operimet normalisht. Në këtë moment të brishtë për njerëzit dhe vendin, çdo lajm i pasaktë, është në dëm të gjithkujt që i ka sytë nga Shqipëria. Bëjmë thirrje për saktësi informacioni dhe mbi gjithçka për solidaritet me njëri-tjetrin.
#solidaritet
#tia”, thuhet ne njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco