‘Zogu i Tiranës’ është gay jo tutor/ Ja çfarë thanë dy shoqet e tij për jetesën e Hermes Nikaj

‘Zogu i Tiranës’ është gay jo tutor/ Ja çfarë thanë dy shoqet e tij për jetesën e Hermes Nikaj

21:20, 25/11/2019
A+ Aa A-

Lajmi i arrestimit të Hermes Nikaj, ose ndryshe ‘Zogu i Tiranës’ vazhdon të jetë në qendër të raportimeve mediatike.

Gjatë emisionit të sotëm ‘Pa gjurmë’ në Report Tv kanë folur edhe dy mikeshat e Hermes Nikaj i cili akuzojey për "Shfrytëzim Prostitucioni" dhe "Prostitucion".

Dy shoqet kanë deklaruar se e gjitha kjo është një komplot nga persona të afërt të "Zogut të Tiranës" që e kanë inat me qëllim për ta fundosur.

Njëra prej tyre tha se ‘Zogu i Tiranës’ është gay, nuk është trafikant si edhe përdorues i lëndëve narkotike, por kurrsesi një tutor.

Ajo ka zbuluar se operacioni për kapjen e tij është dekonsipruar dhe "Zogu i TIranës" po tregohej i kujdesshëm ditëve të fundit për të mos u shoqëruar me vajza, pasi ishte vënë në dijeni që ishte në hetim.

Ajo është e bindur se në momentin që është arrestuar në hotel është mbledhur me shoqet e tij për të konsumuar lëndë narkotike, diçka që Hermesi e bënte shpesh me shoqet e tij dhe jo për prostitucion.

"Zogu është femër, nuk është mashkull! Nuk është nevoja që ta deklarosh se duket, nuk ke pse e gjykon këta njerëz! Nuk ka lidhje me këtë ngjarje, ai  ka frikë hijen e vet! Kishte frikë të ikte në shpi kur shkonte natën. Vajzat rrinin me të se e shihnin si shoqe. Pi mall, nuk ka qenë pjesë e rrjetit të prostitucionit. Ka qenë në hotel, shumë vajza sot janë në hotele, shteti merret me këta të vegjlit. Me kë rri Hermesi të gjithë janë përdorues të lëndëve narkotike. Për ca i ka marrë vajza, për të pirë kokainë dhe gjëra të tjera. Nuk është "Zogu" 2 metra burrë që e kanë frikë vajzat, ca pret nga Zogu ti. Mbulohet nga femrat. Dy shoqet i kanë thënë "më kanë thënë dy çuna, shkojmë në hotel të hamë e të pimë". I ka marrë gocat Hermesin, jo Hermesi ato. Nga e di shteti që "Zogu" nuk shkon vetë me lekë. Pse se denoncoi kjo vajza 20-vjeçare që "Zogu" më detyron mua....Rrinte me to gjoja që këto kam dashnore për t'u mbuluar se është gay nuk ka lidhje fare. Unë e njoh shumë mirë, ka shumë frikë. Na erdhën në vesh këto fjalë, që është në hetim dhe i thashë që mos u merr më me ato vajza se ti ke tjetër jetë dhe më tha "motra jam larguar". Kokaina është bërë në vend të sheqerit. "Zogu" unë e mbaj mend shumë mirë e merrte nëna në telefon "bir do ta paguajmë qiranë". Zogu nuk ka patentë, zogu është copë-copë, kishte hall se mbeste pa lekë, më thoshte "a të pi një kafe 50 lekë". Është gjynah që ka një baba shumë të sëmurë, ka një nënë që vuan shumë. Është viktimë e kësaj pune, është përdorur Zogu nga ky grup", tha një nga mikeshat e tij në studion e Report Tv.

Ndërkohë, në studion paralele ka qenë e ftuar një tjetër mikeshë me të cilën njihej prej 6 vitesh, e cila ishte fqinje me Hermesin. Ajo e përshkruan Hermesin si një djalë shumë të mirë, që vjen nga një familje e mirë, e që kurrsesi nuk mund të merrej me gjëra të tilla.

"Kam mbi gjashtë vite që njiheshim, kemi qenë në një lagje kemi pirë kafe baskë, kemi dalë për dreka dhe darka. Zogu është person i qeshur, i sinqertë, flet, është i drejtpërdrejtë. Vjen nga një familje e mirë. Kishte shumë shoqe. Një shoqe e ngushtë dyshohet që e ka bërë të gjithë këtë situatë që t'i bëjë keq Hermesin. Mendoj që dikush ia ka bërë nga inati që ta fundosë atë, jo që kanë fakte konkrete", tha mikesha tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco